Ayda Gezgin është vogëlushja që u shpëtua nga rrënojat e tërmetit në Turqi pas 91 orësh. Video e shpëtimit të 4-vjeçares përloti të gjithë Turqinë dhe më i hidhur është fakti që
Ayda humbi nënën e saj nga kjo katastrofë.
Së fundmi
këngëtari i njohur
Sinan Akçil ka deklaruar publikisht se ai do të mbulojë të gjitha
shpenzimet e
edukimit të vogëlushes.
“Po pres të takohem me babain e saj. Nëse biem dakort, dua të mbuloj të gjitha
shpenzimet e saj të
edukimit nga parashkollor deri në përfundim të 8-vjeçares”-tha
Sinan.
Këngëtari postoi një foto të Aydas në Instagram dhe shkroi se do t’i qëndrojë gjithmonë pranë sa herë ajo të ketë nevojë. “
Ayda me pamje ëngjëlli. Po pres të takohem me babain e saj dhe të gjitha
shpenzimet e
edukimit do t’i mbuloj unë, do jem gjithmonë pranë teje, të gjithë duhet të bëjnë më të mirë, shpëtimi jot ishte një mrekulli. Zoti i plotfuqishëm i bëftë vend në parajsë nënës tënde”-shkroi
Sinan Akçil.
Shtuar më 06/11/2020,
ora 15:29