Këngëtari shqiptar pjesë e albumit më të fundit të Ariana Grande (FOTO LAJM)

Albert Stanaj ka kohë që i mungon tregut muzikor me prurje të reja. Por siç kishte premtuar, këngëtari i famshëm sapo i ka surprizuar të gjithë fansat e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Stanaj ka bërë të ditur se ka bashkëpunuar me këngëtaren me famë botërore, Ariana Grande, për albumin e saj të ri “Positions” që ka dalë në treg vetëm disa orë më parë.

Shqiptari nga Mali i Zi ka shkruar tekstin e njërës prej këngëve të albumit të Ariana-s. E tani duket se është koha e tij dhe se asgjë nuk mund ta ndalojë për një karrierë të suksesshme.

“Ju thashë që kam qëndruar në qetësi. Jam me të vërtetë shumë mirënjohës për shoqërinë që kam me Ariana Granden. Thellësisht mirënjohës që jam pjesë e këtij regjistrimi. Për të gjithë ata që janë pranë meje, faleminderit. Tani kemi shumë këngë rrugës. Koha për t’ia dalë”, ka shkruar Stanaj në postimin e tij në “Instagram”.

Ndërkohë Ariana Grande e ka shprehur më herët mbështetjen e saj ndaj Stanaj. Kur ai solli një cover të “No Tears Left to Cry” ajo e ka mbështetur e para në rrjetet sociale dhe me të drejtë pasi është një super talent që e meriton suksesin ndërkombëtar.


Shtuar më 30/10/2020, ora 10:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori