Sadio Mane “çmend” stadiumin, pas ndeshjes shkon te ultrasit dhe festojnë së bashku (VIDEO)

Sadio Mane ka debutuar me gol në Bundesliga, pasi ndëshkoi mbrëmjen e djeshme Eintracht Frankfurt në duelin hapës të kampionatit.

Sulmuesi nga Senegali është përshtatur mirë te Bayern dhe tani ka fituar edhe zemrat e tifozëve.

Mbrëmjen e djeshme ai iu bashkua festës së ultrasve dhe mori edhe megafonin, duke kënduar së bashku. / h.ll/albeu.com


Shtuar 6.08.2022 12:28