Këngëtari shqiptar Shpend Latifi ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku komenton përzgjedhjen e Anxhela
Peristerit si fituese e Festivalit të RTSH-së.
Ai shkruan se festivali në vite ka ndryshuar shumë duke theksuar se dikur këngët ktheheshin në
hite dhe kishin tjetër rëndësi.
Gjithsesi ai e vlerëson këngën e
Peristerit si një performancë mahnitëse.
Postimi:
R.I.P. Eurosong
Me kujtohet periudha deri kah viti 2005 kur u mbledhnim me familje apo shoqeri per ta percjelle Eurovizionin. Para dhe pas spektaklit kishim CD-te me kenget festivalit qe nje numer i madh i tyre ishin
hite dhe i degjonim me vite pastaj. Ky eshte nje shembull i thjeshte per ta vleresuar kete
festival se cfare MUTacioni ka pesu.
Shqiperia e Maqedonia Veriore ne disa edicione kane pasur
kenge te jashtezakonshme, edhe kete here besoj se Anxhela Peristeri pavaresisht votave te pa baza fqinjesore, do ta perfaqesoje Shqiperine ne menyren me te mire, me kengen dhe performancen e saj mahnitese, por gjithesesi ky
festival, tani duhet te kete nderin se cfare
kenge i paraqiten. /albeu.com/
Shtuar më 27/12/2020,
ora 17:26