Këngëtari shqiptar “kunja” atyre që nuk e përkrahën: Sot vijnë për interes
Butrint Imeri është një këngëtar mjaft i suksesshëm. Ai ja ka dalë që me muzikën e tij të depërtojë jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe në atë të huaj.

Pak ditë më parë ai ka qenë i ftur në emsionin “Nd’ rrimi” i natës në Klan Kosova, ku ka folur për karrierën e tij, jetën private dhe marrëdhëniet me kolegët. I pyetur nga moderatori i emisionit lidhur me këtë të fundit, Butrinti ka treguar se disa prej kolegëve nuk e kanë përkrahur në fillimet e tij në industrinë e muzikës.


“I kam disa kolegë që më kanë respektuar në fillim, por i kam disa kolegë( të tjerë) që më kanë respektuar, por nuk më kanë përkrahur.”

Kështu është shprehur këngëtari lidhur me marrëdhëniet e tij me kolegët.

“Kam punuar dhe sot jam këtu ku jam edhe ata që atëherë nuk më kanë përkrahur sot vijnë edhe kanë interes,” ka vazhduar Butrinti rrëfimin e tij.

Ai nuk ka preferuar të kalojë në emra të përvetshëm, por mesa duket nuk e ka harruar ende sjelljen e tyre kundrejtë tij.
Shtuar më 09/10/2018, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori