Këngëtari rrëfen vuajtjet: “Kur isha i vogël shisja banana dhe thana”
Ai u rikthye në qendër të vëmëndjes së publikut pasi bëri një debat publik me Kryministrin Edi Rama.

Këngëtari Klajdi Musabelliu ka qenë i ftuar në Thumb, ku ka rrëfyer gjëra të rëndësishme e mjaft të bukura nga jeta e tij.

Në fund të intervistës, Klajdi është ngacmuar nga gazetarja për ti treguar një kujtim të bukur ose të hidhur nga fëmijëria.

Menjëherë ai ka filluar të tregojë duke qeshur:

“Kur isha i vogël heqin babin nga puna, kunati i madh për të dhënë një lloj suporti ndihme të vogël, më nxirrte te Ura eGoricës për të shitur banana e thana. Sikleti më i madh ishte kur shikoja ndonjë të klasës nga larg që ishte me prindërit dhe ulja kokën fshihesha. Më thoshin “o çuni sa është?” unë sktheja përgjigjie”.

Më tej ai ka shtuar se kështu e ka nisur karrierën e tij, duke shitur thana e banana, por sot ne e shohim Klajdin si një njeri vërtetë të realizuar.
Shtuar më 15/10/2017, ora 22:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori