Pas kënaqësisë, ju presin përgjegjësi: Katër mënyra për t’u rikthyer në rutinën tuaj të përditshme pas pushimeve

Sapo afrohet fundi i pushimeve , shumica e njerëzve fillojnë të ndjejnë stres dhe ankth për kthimin në punë dhe detyrimet.

Duhet të ktheheni në punë edhe pse është e vështirë për ju, shkruan albeu.com.

Nëse nuk mund t’i riktheheni rutinës së vjetër, ndiqni këto këshilla për t’ju ndihmuar të riktheheni produktiv sa më shpejt të jetë e mundur.

1. Pushimet nuk duhet domosdoshmërisht të mbarojnë

Nëse gjatë pushimeve jeni njohur me një kulturë, stil jetese dhe ushqim të ri që ju ka gëzuar, përfshijini ato në përditshmërinë tuaj dhe mos i lini të zbehen nga kujtesa.

Krijoni një album të veçantë fotografish për t’ju kujtuar kohën që keni kaluar duke u kënaqur, përpiquni të gatuani vetë ushqimin që keni ngrënë atje, lexoni dhe hulumtoni më shumë për kulturën e njerëzve të vendit që vizituat.

2. Mendoni se çfarë ndryshimesh pozitive ju kanë sjellë pushimet

Ndjenja e çuditshme e trishtimit pas pushimeve më së shpeshti shkaktohet nga dëshira për ndryshim, sepse nuk duam t’i kthehemi më përditshmërisë.

Mos e ndrydhni atë ndjenjë dhe mos e detyroni veten të bëni aktivitete të përditshme pa u menduar, por mendoni se çfarë keni praktikuar në pushime që mund të aplikoni në jetën tuaj të përditshme.

Shumica prej nesh e kuptojnë se mund të jetojmë pa internet, rrjete sociale, përdorim të vazhdueshëm të telefonave dhe kompjuterëve dhe se mund të arrihen shumë në një ditë, dhe kemi ende pak kohë për t’i kushtuar vetes.

Takoni njerëz të rinj, ndryshoni stilin tuaj të veshjes, hiqni uniformën që mbani çdo ditë dhe sjellni pak rastësi. Lexoni, edhe nëse pretendoni se nuk keni kohë, lexoni të paktën disa faqe nga një libër para se të shkoni në shtrat dhe mos prisni për pushimet e radhës.

3. Vazhdoni të kujdeseni për nevojat tuaja

Në mënyrë që të “kërceni” në ritmin e përditshëm sa më shpejt dhe me lehtësi, kujdesuni për shëndetin tuaj.

Në asnjë mënyrë mos shkoni në punë menjëherë nga pushimet, planifikoni të ktheheni nga udhëtimi disa ditë më herët, kthehuni në dietën tuaj standarde dhe regjimin e stërvitjes sapo të ktheheni në shtëpi, të flini pak dhe të kaloni kohë me miqtë dhe familjen.

4. Planifikoni një udhëtim të ri

Një nga mënyrat më të mira për të shmangur depresionin e shkaktuar nga rikthimi në punë dhe përgjegjësitë e përditshme është të filloni të planifikoni një pushim të ri dhe një udhëtim të ri menjëherë pas mbërritjes. Me siguri do t’ju devijojë mendjen dhe do t’ju sjellë gëzim të ri dhe pritje të ëmbël.