E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Këngëtari i rri larg Selena Gomez, sepse ka frikë nga gruaja
Martesën e Justin Bieber-it vazhdon ende “ta shqetësojë” një emër: Selena Gomez. Duket se këngëtari po tregohet shumë i kujdesshëm me Hailey-n në lidhje me yllin e Disney-it. Emri i saj, është ende çështje delikate në bashkëjetesën e tyre.

Mjafton të kujtojmë se pak muaj më parë, Hailey aksidentalisht ndoqi një llogari Instagram-i të fansave të Selena-s dhe më pas e bëri menjëherë unfollow.

Burime për US Weekly janë shprehur së fundmi se Justin po zgjedh t’i rrijë qellimisht shumë larg ish-dashurisë së tij vetëm që Hailey të mos shqetësohet. U bë shumë kohë e gjatë që mes të dyve nuk ka asnjë lloj kontakti.

Ndonëse gjërat mes të sapomartuarëve duken për mrekulli, e vërteta është se modelja nuk mund të mos shqetësohet për historinë e bashkëshortit të saj.

Nga ana tjetër, nga ky trekëndësh indiferentja mbetet Gomez.
Shtuar më 04/03/2019, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori