Këngëtari i njohur shqiptar vëlla me Shawn Mendez
Albert Stanaj është artisti shqiptar i cili tashmë dita ditës po bën hapa të mëdhenj drejt karrierës së tij muzikore në tregun botëror.

Nga Instagrami i këngëtarit të njohur shqiptar kuptuam se ai dhe artisti kanadez, Shawn Mendes, janë më shumë se thjesht shokë, por aktualisht janë miq mjaft të ngushtë saqë shqiptari merr pjesë në koncertet e tij dhe e ndihmon në përgatitjet skenike.

Albert ka postuar disa video në Instagram ku shfaqet në koncertin e Mendes dhe shkruan: “Vëllai im, Shaën Mendes”, ndërkohë që shfaqet në zonën e regjisë, ku regjistrohet dhe luhet çdo efekt vizual dhe zanor.

Epo, pse jo, duam një bashkëpunim nga dy djemtë, të cilin do ta dëgjojmë për ditë me radhë. /albeu.com/
Shtuar më 28/07/2017, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori