Këngëtari i njohur shqiptar përfundon në polici
Këngëtari njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi ka përfunduar në polici.

Nga raportimet e para mësohet se ai është shoqëruar në polici pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij.

Motivet e kontrollit janë ende të paqarta për publikun ndërkohë pritet versioni zyrtar i policisë.

Mësohet se mbrëmjen e sotme në orën 21:00 Stresi do të kishte koncert live në qytetin e Shkodrës. /albeu.com/



Shtuar më 13/04/2018, ora 10:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori