Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në Kukës
Këngëtari i njohur shpërthen: Ja si më ofruan të blej klikime
Në Top Show ka qenë i ftuar për promovimin e këngës së tij më të re “Survivor” bazuar në historinë e tij si refugjat gjatë luftës në Kosovë, Mentor Haziri.

Mes të tjerash këngëtari nga Kosova ka shpjeguar edhe ‘mllefin’ ndaj artistëve të tjerë, që siç shpjegon ai nuk lidhet drejtpërdrejt me ta, por me industrinë fallco të muzikës.

Mentori i mëshoi disa herë termit ‘industri fallco’, duke shpjeguar kështu edhe miliona klikimet që sigurojnë këngët e artistëve shqiptarë vetëm pak orë pas publikimit.

Për të shpjeguar këtë ai ka treguar atë që i ka ndodhur pak pas publikimit të këngës në YouTube, ku ka marrë dhe një sërë ofertash për të rritur numrin e klikimeve në këmbim të parave.

“Tek ne është ‘fake industry’ komplet. Industria e muzikës është fallco. Sapo e bëra këtë video, më erdhën email-e për të blerë 1, 2 milion klikime. Tek ne gjithçka është fallco.

Nuk është mllef ndaj muzikantëve, është mllef ndaj industrisë fallco dhe artistët e rinj që kanë dëshirë të bëjnë muzikë, nuk po gjejnë veten dot.”

Deklarata publike e Mentorit në Top Show ka marrë mbështetjen e artistëve të tjerë, që ashtu si ai tentojnë të çajnë në industrinë e muzikës, duke qenë të sinqertë me veten dhe me publikun.

Një ndër to ka qenë dhe Aurela Gaçe që njësoj si Haziri ka shprehur hapur shqetësimin e saj lidhur me këtë trend pak kohë më parë.
/albeu.com/
Shtuar më 02/07/2017, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori