Këngëtari i famshën shokon botën: Dua që djemtë e mi të bëhen gay

Këngëtari i hitit "Vente pa ca" Ricky Martin deklaroi se ishte gay.

Në nëntor të 2016-ës ai u martua me Jean Joseph, pas një viti që dilnin bashkë.

Ricky ka edhe dy djem binjakë të cilët kanë lindur në vitin 2008 dhe shprehet mjaft i lumtur për familjen e tij.

Teksa fliste për djemtë e tij gjatë një interviste për "Popcorn with Peter Travers", këngëtari i habiti të gjithë kur shprehu se dëshiron që në të ardhmen ata të bëhen gay.

“Fëmijët e mi janë shumë të vegjël, por do të doja të bëheshin gay. Është diçka shumë speciale.

Ndjeshmëria, mënyra si i shoh gjërat tani, që nuk më duhet më të fshihem në asnjë mënyrë apo formë.

Sheh ngjyra dhe pastaj ylberin, tani e kuptoj pse simboli është ylberi.

Është gjithçka reale. Më bën të ndihëm i fortë”, deklaroi këngëtari. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2018, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori