Këngëtarët e Kosovës në një zë: Nuk shkojmë atje ku do të jetë Flori (FOTO LAJM)

Sabri Fejzullahu dhe Flori Mumajesi ishin në qendër të vëmendjes së mediave ditën e djeshme, pas një “konflikti” virtual.

E gjitha nisi kur Fejzullahu gjatë një interviste u shpreh se shumë këngëtarë blejnë klikimet e klipeve, ndërsa mori shembull Flori Mumajesin, i cili sipas tij për një ditë ka marrë 3 milionë klikime.

Pas deklaratës së tij, ditën e djeshme Mumajesi reagoi përmes një postimi në Instagram, duke u shprehur se nuk ka qenë asnjëherë shembull për blerjen e klikimeve.

Gjithashtu kantautori u shpreh se nuk ndërhyn në jetën e të tjerëve dhe kërkon të njëjtën gjë nga ata.

Mësohet se shumicae estradës pritet të dalin në krah të këngëtarit Sabri Fejzullahut.

Artistë më me ndikim në fushën e artit pritet që ti dalin në krah Sabriut duke marrë masa konkrete. Të gjithë së bashku në shenjë solidariteti do të braktisin të gjithë koncertet ku Flori Mumajesi do të jetë i pranishëm’ deklaron burimi.
Shtuar më 23/03/2019, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori