Këngëtares shqiptare i ndodh aksidenti i tmerrshëm, hidhet me kokë dhe godet shkëmbin
Flaka Krelani ka rrëfyer për veten e saj një moment të frikshëm.

Ajo ka treguar aksidentin që i ka ndodhur gjatë pushimeve i cili për pak i mori jetën.

Flaka tregoi se ka goditur me kokë një gur të cilin nuk e kishte parë kur ishte hedhur.

"Gjithmonë kam pasur dëshirë të hidhem me stil dallëndyshe. E kontrollova terrenin, perfekt. Dola prej ujit dhe thashë që gjithçka është në rregull, mund të zhytem në ujë.

Në momentin e parë që jam zhytur dallëndyshe, kam ra me kokë në gurin më të madh të cilin nuk e kisha parë. 3 sekonda që ka zgjatur, ajo pesha shumë e shpejt, si kam rënë me kokë, me atë shtypje kam prekë kokën, hundën, mjekrën dhe gjoksin.

Në sekond kam menduar vdiqa, shkova. Por gjatë proçedurës që jam zhytur deri tek pjesa e gjoksit kam kuptuar që jam akoma gjallë. Ka qenë një moment që prekem shumë kur e kujtoj. Them si kam mundur të shpëtoj. Akoma i them Zotit faleminderit që më ka ndihmuar, kam lindur për së dyti, ka qenë aksidenti më i tmerrshëm. E kam përjetuar vdekjen me sy", tregoi Flaka. /albeu.com/

Shtuar më 01/10/2018, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori