Këngëtar live dhe të ftuar VIP, Lori Hoxha organizon super ditëlindjen (FOTO LAJM)

Lori Hoxha feston sot 27 vite jetë dhe në këtë ditë të rëndësishme ka marrë qindra urime nga të afërmit, miqtë e fansat e saj. Por ai më speciali ishte i Sara Hoxhës, që si motër u kujdes të zgjidhte fjalët më të bukura për të shtrenjtën e saj.

“Ka qenë një rrugë e vështirë, shoqja ime! Të dua shumë! Gjithmonë bashkë, do t’ia dalim pavarësisht çdo vështirësie!”, shkroi Sara shoqëruar me një foto të tyre nga fëmijëria ku ato shihen të përqafuara.

Mirëpo nuk kishte se si ditëlindja e Lorit të mbyllej vetëm me disa urime, sepseajo ka organizuar një super festë për t’u kënaqur vetë dhe njerëzit më të afërt. Në disa video të publikuara në Instagram nga Armina Mevlani, shihet se trashëgimtarja e Top Channel ka zgjedhur që ditëlindjen ta festojë në një ambient të hapur zbukuruar me pasqyra të shumta.

Festa e Lorit është mbështetur vetëm tek koktejlet, që janë emërtuar sipas dëshirës së saj. Në një foto të publikuar nga Armina, dallohet se Hoxha ka veshur një crop top transparente të mbuluar me rruaza, ndërsa flokët i ka të kapur bisht.

Lori duket se për ditëlindjen e saj ka përzgjedhur të festojë më së shumti nën ritmet e muzikës shqiptare dhe Eneda Tarifa ka qenë një nga artistët që ka performuar live. Se çfarë dhuratash e surprizash mund të jenë përgatitur për Lorin nuk e dimë ende, ndaj ne mezi po presim të mësojmë të tjera detaje nga kjo ditëlindje e saj.

Shtuar më 20/10/2020, ora 08:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori