Këngë me Luanën, Bujar Qamili tregon shqetësimin e madh
Bujar Qamili dhe Luana do të bëhen bahskë për një këngë e cila do të vijë si miksim i këngëve të të dyve.

Këngëtari i mirë njohur ka rrëfyer për Thumb se cfarë mendon për këtë bashkëpunim.

"Kam pasur një telefonatë shumë miqësore nga Luana dhe familja e saj. Më sugjeroi diçka që rrallë e kam dëgjuar. Kërkon të bëjë një remix të këngëve të mia me këngët e saj që unë besoj do dalë një gjë interesante. Kam besim tek ajo sepse gjithë organizimin, klipin, miksimin do e bëj Luana", tregoi Bujari.

Mirëpo këngëtari u shpreh i shqetësuar për punën e videoklipit.

"Ajo që më shqetëson është videoklipi, unë kam për të dalë me kostum ndërsa Luana do vishet bukur kurse unë i shkreti me kollare", tha Bujari. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2018, ora 20:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori