Kënga Magjike 2012: Këngët e javës së tretë (VIDEO)
Xhensila Myrtezai
“Me ty jam” e Xhensila Myrtezai eshte kenge e bukur, por problemi me Xhensilen eshte se ende nuk ka gjetur vetveten.

Ne kete prezantim ka pamjen e Dafina Zeqirit dhe zerin e Elvana Gjates, qe shoqerojne nje balade qe pavarsisht se e bukur e degjon ne repertorin e cdo kengetareje.
Me pelqen kjo mua, por duhet te mundohet pak me shume.



Zhaku ne fund te interpretimit i tha publikut – He mos beni sikur ju pelqeu – Ok nuk po bejme sikur na pelqeu ama fustanin e kishte fiksim!



Hmmmm spanjisht anglisht shqip rege dance pop nje rremuje e papare… e stampuar me elementin me te urryer te Dj_ve SIRENEN!

Ingridi ka zakonisht kenge shume te mira dance, por kjo nuk eshte njera prej tyre. Kudos per prezantimin skenik.



Kete vit paskan plas keq ritmet latine te Kenga Magjike. Ja e gjetem dhe Gusttavo Limen shqiptar.



Grupi Lynx kishte kengen me te bukur te kesaj jave,por duhet te mundohen te kendojne sa me natyrshem dhe pa shtrengime,sepse kenga eshte shume harmonike per sforcime.



E di si eshte puna…kenge te tilla nje here kendohen,Rozana e ka per te disaten here e mua nuk di po s’me pelqen.Kenga fillon mbaron refren,teksti eshte interesant por duket si statuse Facebook te kombinuara mire.



Interpretimi shume i ndjeshem,por e kemi pare prej Rozanes me shume se nje here.Kjo mund te ishte shume mire dhe versioni 2012 i kenges “Femer” qe ajo kendoi ne te njejtin festival ne 2009. /Revista Albaniac/
Shtuar më 03/10/2012, ora 15:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori