Kënga e fundit e Encës mesazh për Noizyn dhe OTR: Motherf**ker
Lufta me mesazhe në ajër dhe statuse në instagram mes Noizyt dhe Encës duket se nuk do përfundojë nonjëherë.

Enca sapo ka publikuar këngën e saj më te re të titulluar “Ciao” dhe nëpërmjet këngës ajo shprehet se tekstin e ka shkruar vetë, ka qenë një inspirim i momentit dhe këtë këngë e ka bërë pasi është frymëzuar për gjithë këto që i kanë ndodhur dhe si është ndjerë këto muaj.

Kënga flet për momentet që ajo kalon me shoqerinë, apo ndonjëherë kur ndihesh e merzitur, e lënduar për shkak të atij “motherf*cker” por në fund të ditës ti kupton se rrethohesh nga njerëz që të duan”, shprehet EncaLive Video në Instagram.

Por tek kënga “Ciao” në minutën 01:49 është një pjesë ku Enca ka si tekst: “Ata folin bla bla bla, neve ja bëjmë ha ha ha” këtu duket se po shprehet për ish-grupin e saj OTR bashke me ta edhe Noizyn.

Enca në “Live Video” u shpreh se në këtë këngë ka thënë gjithçka por në një mënyrë më të ëmbël, shkruan intv. /albeu.com/
Shtuar më 18/07/2017, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori