Kendall shtatzënë? – flet vetë modelja
Pëlqej
Kendall Jenner po i jep fund shpejt thashethemeve se ajo është shtatzënë.

Pas publikimit të një selfie në Instagram, thashethemet filluan menjëherë, pasi që modelja 22-vjeçare dukej sikur ishte shtatzënë.

Kendal shfrytëzoi Twitter-in për të hedhur poshtë çdo raport në të cilin thuhet se ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Motrat e Kendall, Kim Kardashian dhe Khloe Kardashian kanë konfirmuar se janë në pritje të fëmijëve, por Kylie Jenner ende nuk ka folur mbi shtatzëninë e saj të parë. /albeu.com/
Shtuar më 31/12/2017, ora 13:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori