Kendall Jenner shfaqet në shoqërinë e DJ të njohur
Pëlqej
Kendall Jenner është një nga femrat më të bukura në planet dhe së fundmi sipas prestigjiozes “Forbes” ajo është zgjedhur si modelja më e paguar në botë duke lënë pas Gisele Bundchen që mbante fronin prej vitesh.
Kohët e fundit ajo ka patur një romancë me basketbollistin e njohur amerikan Blake Griffin por është raportuar se marrëdhënia e tyre po ftohet, pavarësisht se ai u nda nga bashkëshortja për t’u lidhur me Kendall.

Por siç duket, supermodelja amerikane është parë duke shijuar shoqërinë e një tjetër mashkulli mbrëmjen e së enjtes teksa ka darkuar në Hollywood me mikun e saj, DJ e njohur, Daniel Chetrit, i cili është përfolur më parë për një lidhje me Bella Hadid.

Pavarësisht thashethemeve për ndarjen nga Blake, Kendall dukej në humor të mirë sepse në çdo moment është fotografuar duke buzëqeshur. Epo sigurisht që është efekti i shoqërisë. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2018, ora 13:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori