Temperatura ekstreme pas mesnatës sot, sa do të zbresë termometri në Tiranë?

Vendi është përfshirë nga temperatura ekstreme gjatë ditëve të sotme, të cilët pritet të vijojnë gjatë gjithë javës, ndërsa për momentin nuk raportohen probleme me qarkullimin apo furnizimin me energji elektrike.

AlbEu.com raporton se moti i ftohtë ka nisur që prej mëngjesit të sotëm duke bërë që temperaturat të zbresin nën zero thuajse në të gjithë vendin, ku edhe shkak të erës, ajri duket edhe më tepër i ftohtë nga sa është.

Temperatura ekstreme pas mesnatës

Temperaturat pritet të variojnë nga 3 gradë Celsius në zonat bregdetare deri në -15 gradë Celsius, në zonat malore. Temperaturat minimale pritet të kapen pak pas mesnate në Bulqizë dhe Librazhd ku parashikohet të zbresin pikërisht në -15 Gradë Celsius.

Sa i përket Tiranës, gjatë orëve të para pas mesnatës,temperaturat pritet të zbresin deri në -5 Gradë Celsius.  /albeu.com


Shtuar 5.02.2023 18:39