Kendall Jenner kërcënohet nga fansi i çmendur
Pëlqej
Kendall Jenner ka marrë vazhdimisht letra nga një fans i cili në fillim shprehej se e donte shumë Kendallin dhe më pas ka filluar të flaës keq dhe të acarohet me Jennerin.

Thomas Hummel filloi shkrimet në shkurt të këtij viti dhe është paralajmëruar nga roja i Kendall Jenner të qëndrojë larg saj, megjithatë letrat e tij vazhduan.

letrat e radhës Hummel e ka ofenduar rëndë Kendall si dhe e ka akuzuar nënën e saj Kris, që po e paguan ASAP Rocky që të flejë me Kendall Jenner.

Ndërsa në disa letra të tjera fansi ka thënë që është dashuruar në Kendall që kur ajo ishte tre vjeç.

Kendall ka kërkuar një urdhër ndalese nga gjykata, e cila është aprovuar dhe Hummel duhet të ndërpres të gjitha kontaktet dhe të qëndroj larg saj. /albeu.com/
Shtuar më 13/07/2017, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori