Kendall Jenner fotografohet me të dashurin e ri (FOTO LAJM)

Pëlqej
Duket se Kendall Jenner ka nisur një romancë me Blake Griffin pasi është fotografuar në mbrëmjen e të martës në Nju Jork teksa të dy po shijonin një darkë.

Supermodelja, që ndodhet në New York Fashion Week, u shfaqën në një restorant popullor italian, bashkë me yllin e basketbollit të Los Angeles Clippers shkruan Ekspress.

Për romancën e tyre mediat rozë kanë folur edhe më herët duke thënë se ata janë bashkë që prej korrikut, pasi Griffin u nda nga e fejuara e tij, Brynn Cameron, me të cilën ka dhe dy fëmijë.

Blake Griffin është një nga basketbollistët më të njohur amerikan. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2017, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori