Kendall Jenner braktis Victoria's Secret për La Perla
Pëlqej
Një nga modelet me të suksesshme në botë, Kendall Jenner, nuk do të jetë më imazhi reklamues i “Victoria Secret”.

Bukuroshja amerikane ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin duke mos qenë pjesë e prezantimit të ardhshëm të veshjeve të brendshme.

Ajo thuhet të ketë refuzuar një ofertë të majme duke vendosur të bashkëpunojë vetëm me kompaninë “La Perla”.

Fansat janë shprehur të pikëlluar për këtë largim të sajin nga bota e ëngjëjve të Victoria-a. /albeu.com/
Shtuar më 31/08/2017, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori