Forcat e armatosura të Ukrainës: Kemi zmbrapsur 5 sulme ruse

Forcat e mbrojtjes ukrainase thonë se pesë sulme nga forcat ruse në rajonet Donetsk dhe Luhansk janë zmbrapsur, në përditësimin e tyre të përditshëm operacional.

Në raport gjithashtu thuhej:

-Forcat ukrainase po vazhdojnë të mbajnë prapa trupat ruse që synojnë të fitojnë kontrollin e rrugëve dhe vendbanimeve kryesore në qytetin e Kievit duke u përpjekur të depërtojnë mbrojtjen ukrainase nga veriperëndimi dhe lindja.

-Në Donetsk dhe Luhansk, forcat ukrainase shkatërruan dy tanke, një automjet këmbësorie dhe një makinë

-Forcat ruse gjithashtu pësuan viktima.

-Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se kishin shkatërruar 4 avionë, 1 helikopter dhe 2 UAV./albeu.com


Shtuar 28.03.2022 07:31