Conte dëshiron Tottenhamin me lojtarë nga Serie A, piketohet ylli i Interit dhe i Juventusit

Antonio Conte dëshiron të përforcojë ekipin e tij që në janar.

Sipas “The Sun”, tekniku italian ka piketuar dy lojtarë me rëndësi të madhe nga Serie A, specifikisht nga Inter dhe Juventus.

Conte është i fokusuar te Bastoni dhe McKennie, ku për mbrojtësin e Interit janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro. Për mesfushorin amerikan nuk dihet për shifrën, por Juventus do të ishte i gatshëm ta lejonte të largohej./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.11.2022 11:20