Kejvina Kthella së shpejti nënë (FOTO LAJM)

Kejvina Kthella është një nga vajzat më të përfolura në shoëbizin shqiptar. Ajo u bë e famshe pas daljes së saj në emisionin "Xing me Ermalin", ku kishte rolin e velinës.

Disa muaj më parë, Kejvina vendosi të largohet nga Shqipëria duke lënë në mes dhe kontratën e punës, për tiu drejtuar Italisë. Ajo paralajmëroi se kishte disa projekte të rëndësishme për të realizuar.

Së fundmi, në një "Instastori", Kejvina ka treguar se mezi pret të bëhët nënë. E pyetur se kur dëshiron të bëhet nënë, Kejvina është shprehur se dhe një vit dhe në të 25-tat dëshiron ta provojë këtë ndjenjë.

Shtuar më 25/05/2019, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori