Më shumë se një shekull jetë: Gruaja më e vjetër në botë feston ditëlindjen, sa vjeç mbush?

Kane Tanaka, njeriu më i moshuar në botë festoi ditëlindjen e 119-të ditën e diel, sipas një postimi në Twitter nga stërmbesa e saj.

“Arritje e shkëlqyer. Kane Tanaka mbushi 119 vite jetë”, shkroi Junko në rrjetin social, bashkëngjitur në foton e stërgjyshes së saj. “Shpresoj të vazhdosh të jetosh me gëzim dhe në maksimum”.

Kane Tanaka lindi në vitin 1903 dhe u martua me një pronar dyqani orizi në moshën 19-vjeçare. Deri në moshën 103-vjeçare, ajo punoi në biznesin familjar dhe ka jetuar një mori ngjarjesh historike, përfshirë dy Luftërat e mëdha Botërore dhe Gripin Spanjoll.

Familja e saj thotë se ajo e mban mendjen dhe trupin aktiv duke bërë matematikë dhe pyetje. Libri i Rekordeve Guiness e shpalli njeriun më të moshuar në botë në vitin 2019.