Këshilla nga dermatologët: Si të reduktoni celulitin me këto 5 hapa

Ju mund ta kaloni tërë jetën duke luftuar kundër celulitit dhe nuk do të fitoni kurrë. Kjo mund të jetë për shkak të gjenetikës dhe s’ka dietë apo ushtrim që t’ju ndihmojë. Por sërish dermatologët kanë disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të reduktoni celulitin dhe do t’i bëni vithet tuaja të duken më në formë se kurrë.

1. Një masazh i thellë.

Është një masazh që përdor një pajisje të veçantë me vakum dhe roller. Dermatologët thonë se mund të ndihmojë qarkullimin dhe përmirëson pamjen e lëkurës. Problemi i vetëm është se efektet nuk zgjasin.

Për të pasur rezultate të mira, duhet të bëni seanca të rregullta, për shembull një herë në javë. Por lajmi i keq është se, do t’ju duhen shumë para për të bërë këto seanca.

2. Kremrat

Nuk ka asnjë provë shkencore se kremrat kundër celulitit janë efektive. Por mund të hidratojnë lëkurën, kështu që do të duket më e fortë. Terapinë me kremra duhet ta vazhdoni për disa kohë, pasi efektet e vërteta shihen pas 8 javësh.

3. Përmes “Dry brushing”

“Dry brushing” është procesi i përdorimit të një furçe me maja të ashpra, kundër lëkurës për të ndihmuar në heqjen e qelizave të vdekura nga sipërfaqja e saj dhe për të forcuar qarkullimin e gjakut.

Dermatologët thonë se kjo terapi mund të jetë efektive, por sërish nuk do të japë ndonjë rezultat të madh. Që të ketë ndonjë efekt, duhet ta bëni këtë procedurë për një kohë të gjatë. Por lajmi i mirë është se mund ta bëni edhe në shtëpi. Nëse keni ndonjë infeksion në lëkurë mos e bëni këtë pasi mund të përhapni mikrobet. Në të kundërt, bëjeni 2 herë në javë. Nëse lëkura juaj është irrituar shumë, ose rralloni bërjen e procedurës ose mos e bëni më fare.

4. Pajisjet bazuar në radiofrekuencë

Hulumtimet kanë treguar që pajisjet e radiofrekuencës janë efektive në reduktimin e celulitit. Në një studim u testuan 16 persona. Ata iu nënshtruan këtij trajtimi dy herë në javë, për 6 javëve dhe pati një rënie në 71.87% në perimetrin e kofshëve dhe 25% përmirësim të celulitit. Duke përdorur energjinë e radiofrekuencës për të ngrohur yndyrën, lëkura juaj forcohet dhe qarkullimi i gjakut rritet, gjë që ndihmon për të zvogëluar celulitin.

5. Trajtimi profesional

Dermatologët thonë se disa procedura të veçanta të kryera nga ekspertë mund të jenë shumë efektive për reduktimin e celulitit. Një nga më të dobishmet nga këto njihet si subcisioni. Është një procedurë e vogël kirurgjikale që përdoret për trajtimin e shenjave dhe striave në lëkurë. Quhet edhe kirurgji me prerje nënlëkurore. Subcisioni kryhet duke përdorur një gjilpërë të veçantë hipodermike, me të cilën shpohet sipërfaqja e lëkurës. Rezultatet mund të zgjasin deri në 2 vjet.

Por sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se ta bëni këtë trajtim.


Shtuar 15.02.2023 10:08