Kejvina Kthella sulmon policinë: Të bien në qafë kot! (FOTO LAJM)

Kejvina Kthjella, velinë në një emision televiziv, dhe tashmë modele rezultoi se kishte kontakte të shumta, telefonata e mesazhe me Redjan Rrajën, personin që u arrestua nsi një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit Ndoja.

Modelja Kejvina Kthella ka shprehur dje mllefin që ndjen ndaj efektivëve të policisë.

E ftuar në emisionin “E diell”, modelja u është përgjigjur pyetjeve provokuese të gazetarëve, ku njëra prej tyre ka qenë për policët.

"Çfarë mendon kur shikon policët vërdallë?"- e pyet Ervin Kurti.

"Çfarë mendoj unë kur shikoj policët….pff mendoj që bëjnë shumë xhiro vërdallë në Bllok. Të ndalojnë kot…,"- tha Kthella.

"Të kanë rënë në qafë policët domethënë?", e pyeti sërish Kurti.

Mllefi i saj në fakt, ka të bëjë me faktin se policia i bllokoi telefonin për disa kohë, por dhe një makinë luksoze që ia kishte lënë në përdorim Redjan Rraja.

Shtuar më 09/12/2019, ora 11:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori