Parlamenti Evropian shkarkon me shumicë të gjerë greken Eva Kaili

I mbledhur në seancë plenare në Strasbourg, Parlamenti Europian votoi me 625 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenime vendimin që Eva Kaili (NA, EL) nuk do të jetë më një nga 14 nënkryetarët e Parlamentit Europian. Parlamenti arriti një shumicë të dyfishtë prej dy të tretave të votave të hedhura dhe një shumicë të deputetëve që përbëjnë Parlamentin. Kërkesa për shkarkim ka ardhur përmes një procedure me shkrim.

nga vetë grupimi i Aleancës progresiste të Socialistëve dhe demokratëve ditën e djeshme, ku Eva Kaili bënte pjesë

Votimi u krye sipas nenit 21 të rregullores së parlamentit dhe pason hetimet e vazhdueshme në Belgjikë që përfshijnë disa eurodeputetë dhe asistentë të Parlamentit Evropian.Procedura është nisur nga një vendim i Konferencës së Presidentëve (Presidenti i PE dhe liderët e grupeve politike) më herët këtë mëngjes, i cili miratoi njëzëri aksionin.

Parlamenti Europian do të mbajë një debat në plenare rreth orës 16:30 mbi dyshimet për korrupsion nga Katari dhe nevojën më të gjerë për transparencë dhe llogaridhënie në institucionet evropiane dhe do të votojë një rezolutë për këtë çështje të enjten rreth mesditës.