Kejsi nostalgji për Stresin, mban ende unazën e tij (FOTO LAJM)

Edhe pse kanë kaluar dy muaj tashmë që kur çifti i dha fund lidhjes së tyre, mesa duket Kejsi nuk dorëzohet. Në një postim në Instastory, bukuroshja që tashmë po e vazhdon jetën e saj në Kanada ka publikuar një foto me qenin e saj.

Por ajo që bie në sy tek kjo foto është fakti që ish-partnerja e Stresit nuk e ka hequr unazën e fejesës. Të jetë kjo një shenjë që asaj vazhdon t’i mungojë këngëtari dhe nuk dorëzohet me ndarjen?

Nga ana tjetër, vetë Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi teksa ishte i ftuar në emisionin “Why not” tha se nuk ka ndërmend të postojë asgjë në lidhje me këtë histori.



“Unë s’kam postuar dhe s’do postoj kurrë për këtë punë. Janë çështje që nuk është hera e parë që i kaloj. Jam shumë i fortë. Unë e kaloj shumë shpejt çdo gjë,”– u shpreh Stresi.

Dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre pasi reperi doli nga burgu. Fillimisht u përfol se shkaku i shkëputjes mund të ishte tradhëtia e këngëtarit por deri më tani nuk kemi pasur asnjë deklaratë zyrtare nga dyshja.
Shtuar më 13/09/2019, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori