Pediatrja Lira Gjika: Fjala me 4 shkronja që duhet me patjetër t’ua mësoni fëmijëve tuaj

Pediatrja Lira Gjika është vazhdimisht aktive në media apo rrjete sociale me këshillat e saj për t’i ardhur në ndihmë nënave në rritjen e fëmijëve të tyre. Propozimet dhe qëndrimet e saj janë gjithmonë shumë të vlefshme, prandaj sa herë flet Lira Gjika, të gjitha nënat janë sy e vesh për të mësuar e asimiluar gjëra të reja prej saj.

Së fundmi, ajo ka cituar një metodë daneze për të rritur fëmijë të lumtur, metodë e cila u këshillohet nënave të reja në Danimarkë. Qëllimi i metodës daneze është që fëmija të rritet sa më i lumtur e i shëndetshëm dhe njëherazi nëna të mos jetë e lodhur dhe pa ndjenja faji lidhur me mirërritjen e fëmijës së saj.

Më poshtë keni gjithë shpjegimin nga pediatrja Lira Gjika:

Në këshillimoret e fëmijëve në Danimarkë, nënave me fëmijë të porsalindur u rekomandohet një formulë e thjeshtë për të edukuar fëmijën e porsaardhur në jetë. Në këtë formulë të thjeshtë është përmbledhur se si duhet të veprojnë me fëmijën e tyre që të rritet sa më i shëndetshëm e i qetë dhe njëkohësisht nëna të mos ndihet e lodhur dhe fajtore se nuk di të rrisë fëmijën e saj.

Kjo formulë është E.A.S.Y. këto germa janë gërmat e para të katër fjalëve:

Eat (ngrënie) ushqimi i fëmijës

Activity- aktivitete për fëmijën

Sleep- respektimi i oreve të gjumit

You time- kohë për vete nëna. Nëna duhet të gjejë kohë për veten e saj.

Këto këshilla e ndihmojnë nënën, që të organizojë ditën si për fëmijën dhe veten. Një nënë e qetë natyrisht që arrin të qetësojë edhe fëmijën e saj. Një nënë që pret nga të tjerët që ti qetësojnë fëmijën, natyrisht që do të jetë ankthioze dhe siç dihet, ankthi i nënës i kalon automatikisht fëmijës duke mos e lejuar atë të jetë i qetë. Në praktikën tonë për mirëritjen e fëmijës në muajt e parë të jetës, nëna gati përjashtohet me forcë si nga nëna dhe nga vjehra. Në vënd që ta ndihmojnë të zhvillojë mëmësinë, i thonë ti nuk di. Për aktivitete fizike as që bëhet fjalë, madje nuk e lejojnë nënën as të nxjerë shëtitje fëmijën që ditët e para të jetës. I vetmi aktivitet fizik përvec veshjes dhe ushqyerjes është banja edhe ajo është shumë e shkurtër, pasi kultivohet frika se fëmija mund të ftohet e sëmuret. Mirë do të ishte që banja të zgjaste të paktën 30 min që në fillim të jetës së fëmijës. Një gjë tjetër, që është shumë e rëndësishme dhe me vlerë për fëmijën dhe shëndetin e tij, është aktiviteti fizik me lojra të vogla që në fillimet e jetës. Për shëmbull pasi nëna e ushqen fëmijën, mund ti flasë e tregojë fytyren e tij ne pasqyre, ti emërtojë gojen, hundën, sytë veshët, flokët e tje. Ti tregojë që është nje dite me e/i madh. Pak fiskulture duke i haur krahet dhe afroja me pas ne gjoks, po keshtu veprohet edhe me kembet, i shtrihen dhe i afrohen te barku. Gjithashtu prindërit të përpiqen të braktisin mendësinë e vjetër, që fëmija është i vogël dhe nuk merr vesh, por ta shohin njeri dhe njeriu me njeriun komunikon nëpërmjet fjalës, kështu duhet bërë edhe me fëmijën.