Keisi dhe Stresi janë ndarë sërish, bukuroshja tregon hapur arsyen (FOTO LAJM)

Një ndër marrëdhëniet më të komentuara në shoëbiz është padyshim ajo e Stresit dhe Keisit, e cila gjithmonë ka patur ulje-ngritje.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Keisi ka lënë të nënkuptohej se ajo dhe reperi i njohur nuk janë më bashkë.

Nëse tradhëton dikë që është i gatshëm të bëjë gjithçka për ju, ju në të vërtetë keni tradhtuar veten nga besnikëria e vërtetë”, ka qeë kjo shprehja që ajo ka ndarë në InstaStory duke i lënë të gjithë të mendojnë se në fakt ndarja ka ardhur për shkak të tradhtisë.

Më pas Keisi ka realizuar një intervistë me ndjekësit e saj në Instagram dhe është pyetur nëse do vijë në Shqipëri, por ajo është përgjigjur në mënyrë të prerë që jo.

“Nuk kam çfarë bëj në Shqipëri”, shkruajti Keisi, e cila prej kohësh po jeton në Kanada.

Ndër të tjera ata nuk ndiqen as në Instagram.

Nuk e dimë ta themi me siguri nëse kjo është një ndarje përfundimtare mes tyre apo një krizë momentale mes çiftit të njohur.

Shtuar më 29/05/2020, ora 09:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori