Keira Knightley me një rini të trishtuar
Pëlqej
Keira Knightley është e suksesshme, por askush nuk do ta mendonte se ka përjetuar një rini që nuk ka qënë aspak argëtuese. Teksa ka shprehur që mezi pret që vitet të kalojnë dhe ajo të mbushë 30 vjeç, pas nuk ka lënë edhe martesën e saj.

Në një intervistë eskluzive për revistën ‘Glamour’, 29-vjeçarja ka thënë: “Të them të drejtën, vitet e para pas të 20-ve nuk kanë qenë argëtuese. Vetëm pasi mbusha 25 vjeç nisën të përmirësoheshin gjërat.

Ndoshta sepse pas asaj moshe nuk më interesonte më se çfarë mendonin njerëzit”. Referuar martesës me rokerin James Wrighton ajo është shprehur: “Dasma ishte një ditë shumë e bukur dhe zbavitëse. Të jesh e martuar është shumë mirë. Jam e lumtur për zgjedhjen që kam bërë”. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori