Depay ylli i ri i Barcelonës, katalanasit mposhtin Juven në trofeun Gamper (VIDEO)

Epoka post-Mesi te Barcelona ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme. Katalanasit u kanë bërë dhuratë tifozëve një fitore 3-0 ndaj Juventusit të “armikut” Ronaldo, në trofeun “Gamper” që përfundoi në duart e Barcelonës pas një suksesi 3-0.

Protagonisti i ndeshjes ishte Memfis Depaj, i cili kaloi shpejt në avantazh katalanasit dhe provoi disa herë të dyfishonte shifrat me aksionet e tij të shpejta. Nga ana tjetër, Ronaldo e Morata shpërdoruan disa raste para portës së vendasve, duke mos arritur të barazonin shifrat.

Në pjesën e dytë, me largimin e i dy ish-madrilenëve nga fusha, Barcelona e kishte më të thjeshtë të administronte lojën dhe goditi përsëri me Breithuejt, pas një asisti të Depaj. Në fund të sfidës, kishte lavdi edhe për Puixh i cili me një gjuajtje të shkëlqyer nga jashtë zonës, dërgoi sferën në rrjetë duke vulosur suksesin 3-0 në këtë miqësore.


Shtuar 8.08.2021 23:48