"Ke blerë klikimet", Flori Mumajesi shpërthen ndaj akuzave të Sabri Fejzullahut (VIDEO)
Flori Mumajesi ka arritur që prej vitesh të jetë një nga këngëtarët më të pëlqyer në Shqipëri sidomos nga rinia.

Por jo të gjithë pajtohen me suksesin e tij. Ka qënë këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, i cili ka folur për blerjen e klikime në kanalin e “Youtube” nga Flori.

Gjatë një interviste, Sabri mori si shembull kantautorin e njohur, Flori Mumajesin, i cili sipas tij për një ditë merr 3 milionë klikime.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Florit, i cili ka ripostuar në profilin e tij në “Instagram” këtë pjesë të intervistës së Fejzullahut dhe pranë saj ka dhënë një sqarim të gjatë për këngëtarin.

“Ncncncnc pse be axha Sabri kapesh me mu? Edhe po ti kem ble s’ti kam marr ty paret! pse be po mërzitesh kaq shumë? Pash mu mo be! Flori dhe kur tjerët kanë honger mut i ka lon me u ngi mirë se nuk kam qenë, nuk jam e as kam me qenë najherë unë shembulli për blerje klikimesh!!! Kerkujt si futem n’xhep e n’jetën e vet. Kur i bëjnë vet shumë klikime nuk nihen vec fërkojnë gjoksin kishe jonë artista t’mdhej, kur nuk i bojnë vet e i bojnë tjeret merren me llafe të grave”, shkruan i revoltuar Mumajesi. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2019, ora 15:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori