Është rreptësisht e ndaluar nga gjinekologët, Adrola Dushi rrëfen çmendurinë kur ishte në muajin e nëntë: 2 javë para se të lindja…

Prej disa vitesh Adrola Dushi ka lënë Shqipërinë për të realizuar ëndrrën e saj të fëmijërisë, të krijojë emrin e saj me gërma të arta në pasarelat e gjigantëve të industrisë së modës. Një ëndërr që bukuroshja shqiptare po e jeton çdo ditë pak nga pak.

Ajo ishte e ftuar në “Në kurthin e Poter Pan” ku ka folur pa dorashka për karrierën dhe sfidat si mama e vetme, si dhe hodhi dritë mbi aludimet për jetën sentimentale. Adrola është bërë mama në moshën 20-vjeçare, një eksperiencë që i ka ndryshuar kryekëput jetën dhe lindjen vendosi ta bënte në Amerikë, atje ku jetonin prindërit. Por ndryshe nga ç’mund të mendoni nuk ishte diçka e planifikuar, por një zgjedhje e çmendur e momentit të fundit.

“Kisha vendosur që ta lindja djalin në Tiranë, por në një moment të caktuar e ndieja veten shumë të ngarkuar psikologjikisht dhe thashë: ‘Ok, do të iki në Amerikë te mamaja ime dhe të lind atje për sigurinë time dhe të djalit. Udhëtova për në Amerikë, në muajin e nëntë të shtatzënisë që nuk është e lejueshme, po unë si maloke që jam e marr rrugën time.”- tregoi ajo, për të vijuar më pas: “Udhëtova në Economy Class në fakt, që është me të vërtetë shumë e vështirë që një femër të udhëtojë në rrugë aq të largët. U ënjta shumë. Pas rreth 2 javësh, linda djalin. Gjithçka shkoi shumë mirë.

Duke qenë se nuk isha fare gati për lindjen time, kur lindi djali u ndjeva shumë keq, nuk po lidhesha dot emocionalisht me Troin. U ndjeva pak hipokrite. Ç’’është kjo ndjesi që s’po e kuptoj, nuk po e marr dot. Të nesërmen Troi bëri një ndërhyrje shumë të vogël që nuk është e rëndësishme, ose e rëndë. Dhe në atë moment kur djali më erdhi në dhomën tim, kur e pashë që trembej dhe qante, aty ishte dashuria më e madhe e jetës time. Aty filloi dashuria e jetës time.”

View this post on Instagram

A post shared by Faqe zyrtare e emisionit “Në kurthin e Piter Pan” (@nekurthinepiterpan_tvklan)