Katërshja e pandashme, çiftet Romeo-Jonida dhe Donald-Bora përsëri "mat" (FOTO LAJM)

Tashmë lidhjet e tyre nuk mund të mohohen më. Bora Zemani dhe Donald Veshaj bashkë me Romeon Veshajn dhe Jonida Maliqin kanë vedosur të bëjnë një xhiro nga zona e liqenit artificial në Tiranë.

Icon style ka siguruar foton e katërshes që shijojnë xhiron në natyrë. Veshur sport dhe plot stil, Bora dhe Jonida janë pozicionuar përkrah partnerëve të tyre. Nuk ka munguar në këtë xhiro as djali i Jonida Maliqit, që me sa duket është miqësuar me Romeon.

Lidhja mes Jonida Maliqit dhe Romeo Veshajt u konfirmua përmes një videoje të publikuar, ku çifti shfaqeshin hapur duke shkëmbyer puthje dhe përqafime në pishina, në një resort në Turqi.

Shtuar më 23/09/2019, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori