“A e ke shok babain e vajzës?”, Soni Malaj flet si asnjëherë për ish-bashkëshortin (FOTO LAJM)

Soni Malaj ka qenë e mbyllur “hermetikisht” sa i përket jetës private dhe rrallë herë ka pranuar të japë përgjigje.

E ftuar së fundmi në “Kurthin e Piter Pan” ajo si rrallë herë zbuloi disa detaje që ia zbuluan intervistuesit e vegjël.

Madje, ishte njëri nga fëmijët që e pyeti Soni se si ishte marrëdhënie e saj me ish-bashkëshortin.

Por a e ka ajo shok babain e vajzës?

Ja si u përgjigj këngëtarja e njohur, Soni Malaj:

“Me babain e vajzës sime nuk jetojmë në një shtëpi, por për lumturinë e Anës ne jemi shokë, bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, për surpriza të ndryshme për Anën, për lumturinë e Anës. E vëmë primare lumturinë e Anës, pavarësisht që nuk jetojmë me njëri-tjetrin dhe mendoj që kështu duhet të jetë edhe për çiftet, mamin dhe babin që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi kur kanë fëmijë. Është shumë mirë që të kenë një gjuhë të përbashkët dhe të merren vesh për lumturinë e fëmijës”.

Kujtojmë që Soni dhe Mirko u njohën gjatë spektaklit të njohur “Dancing with the stars Albania”, ku këngëtarja ishte konkurrente asokohe.