Kate Middleton nuk e vendosi unazën për një arsye me rëndësi
Veç palltos së saj të kuqe, dalluam se Kate Middleton u shfaq si rrallë herë pa unazën">unazën e fejesës gjatë një vizite në spitalin Great Ormond Street.

Në vend të saj Dukesha kishte vendosur një rreth të hollë floriri, mesa duket një vendim i diktuar nga politikat e spitalit. Dukesha e Kembrixhit vizitoi spitalin për të hapur qendrën e re mjekësore për fëmijët (“Mittal Children’s Medical Centre”) dhe përpara se të hynte në zonën e trajtimit ajo duhet të hiqte unazën">unazën me zafir 12 karatësh dhe 14 diamante, unazë që kap shifrën 500 mijë dollarë.

Revista “People” raporton gjithashtu se kjo unazë kushtonte rreth 47 mijë dollarë, kur Princi Charles i propozoi Princeshës Diana në vitin 1981. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2018, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori