Kastro Zizo zbraz zemrën dhe tregon atë që e gërrynte prej kohësh
Kantautori Kastro Zizo e ka një vend shumë të rëndësishëm në historinë e artit shqiptar, të pas viteve ’90.

Ai shquhet për tipine tij të hapur dhe shumë të drejtpërdrejtë.

Por pak minuta më parë nëpërmjet një statusi në Facebook, ai ka ndarë me fansat e tij një detaj që kishte kohë që e mbante me vete:

“Dua të ndaj me ju diçka që po më gërryente!
Javën tjetër konkuroj në festivalin “Kënga Magjike” me një baladë që kurrë se mendoja që do këndoja ndonjëherë. Një super kompozim i mjeshtrit Gramoz Kozeli dhe me orkestrim të “çmendurit” Elvis B Kercini

Kënga do ju bëj të reflektoni mbi disa gjëra dhe mbase do ketë nga ata që do qajnë!
Këtë vit vi në bashkëpunim me një vajzë që nuk është vetëm një super talent por mendoj se do shkruaj shumë kapituj në muzikën shqiptare…

Rea Nuhu faleminderit që këtë këngë do e ndajmë bashkë.
Pas shumë kohësh që nuk bëj muzikë premtoj që këtë rradhë mbase kam kaluar veten time…
Stay tuned…
Zizo ju do
Shtuar më 14/10/2017, ora 16:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori