Kastro Zizo tregon si i ngacmonte vajzat kur ishte adoleshent
Padyshim që aktpori dhe këngëtari kastro Zizo është një nga figurat më të komplikuara dhe ndoshta më të drejtëpërdrejta në shoëbizin shqiptar.

Tashme edhe moderator në Kosovë, Kastro Zizo ia ka dalë edhe atje të jetë i njëjti karakter dinamik dhe shpërthyes.

I ftuar në Top Albania Radio, Kastro ka rrëfyer kohen e tij të adoleshencës dhe metodat se si i ngacmonte vajzat.

Ai ka thënë se kohë më parë për t’i shprehur pëlqimin një vajze duhet të shkoje t’ia thoje përballë e ta pyesje nëse ajo ndien të njëjtën gjë për ty, ndryshe nga sot ku teknologjia ka zënë pjesën e shprehjes së ndjenjave përballë.

Si fillim një djalë duhet të kishte në krah mikun e tij të ngushtë për mbështetje morale, shpjegon Kastro e më pas t’i thoje: "O goce, ç’kemi! Unë kam ndjenja për ty, po ti për mua?" /albeu.com/

Shtuar më 05/09/2017, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori