Polici dhunon qytetarin në Pogradec, dalin pamjet e rënda: E kap për fyti, e gjuan dhe e shan (VIDEO)

Pamje të rënda dhune kanë qarkulluar sot në rrjet, ku shihet oficeri i policisë i identifikuar si Gjergji Riza, teksa rreh një qytetar te shkallët e një pallati.

Siç shihet nga pamjet, Ervin Norolla është goditur dhe sharë, ndërsa skena është e filmuar nga kamerat e një banese.

Policia nuk jep asnjë informacion mbi rastin dhe nuk dihet arsyeja pse është dhunuar, ndërkohë ngjarja ka ndodhur më datë 08.02.2023 në mes të ditës, në rrugën “Rinia” në lagjen numër 1 të Pogradecit./albeu.com

 


Shtuar 15.02.2023 12:54