Futet në lumë për t’u larë por nuk del më, mister fati i 14-vjeçarit në Roskovec

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot ë Roskovec, Fier. Një fëmijë 14-vjeç ka qenë duke peshkuar në lumin Seman dhe më pas është futur për t’u larë. Por nuk ka dalë më. Policia ka nisur kërkimet.

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 19:00, njoftohemi se në fshatin Suk 1, Roskovec, buzë lumit Seman, një fëmijë 14 vjeç, ka qënë duke peshkuar dhe dyshohet se është futur për tu larë në lum por nuk ka dalë më.

Po punohet për gjetjen e 14-vjeçarit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com