Kastro te Çani: Ja çfarë di për sherrin mes Encës dhe Noizyt
Mbrëmjen e sotme në "Zonë e Lirë" është i ftuar Kastro Zizo, për të promovuar klipin e ri.

Teksa fliste për karrierën e tij apo planet e së ardhmes, Çani e pyeti edhe për situatën më të rëndësishme të showbizzit në këtë moment, konflikti Noizy-Enca.

Pyetjes kush i ka fajet nga ata të dy, Kastro i është përgjigjur duke thënë se e njeh prej kohësh Noizyn, por nuk e di ekzaktësisht se çfarë ka ndodhur mes dy miqve të vjetër.

"Unë mund të them se mosmirënjohja është gjëja më e keqe në botë. Nëse është ashtu siç thotë Noizy, atëherë ka të drejtë ai. Por nuk e di tamam çfarë ka ndodhur me tyre"./ Albeu.com/
Shtuar më 17/02/2017, ora 22:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori