Kjo është kartolina prezantuese e Shqipërisë në 'Eurovision' (FOTO+VIDEO)
Sot është finalja e madhe e ‘Eurovision’. Këngëtarja Jonida Maliqi, përfaqësoi denjësisht Shqipërinë dhe arriti të kualifikohej në natën finale me këngën “Ktheju Tokës”.

Përpara prezantimit të çdo kënge, ashtu siç është traditë, përgatiten kartonalina të veçanta për të prezantuar shtetin dhe artistin që konkurron.

Këtë vit kartolinat janë realizuar të gjitha në Izrael, duke përzgjedhur lokacionet më të bukura dhe interesante për promovimin e shtetit mikpritës këtij edicioni.

Kjo kartolinë është xhiruar në Banias Nature Reserve të Izraelit.
Banias është emri hebraik modern i një vendi të lashtë që u zhvillua rreth një pranvere të lidhur dikur me zotin grek, Pan. Ajo ndohet në fundin e e malit Hermon, në veri të lartësive të Golanit.

Banias përndryshe është edhe një nga degët kryesore të lumit Jordan. Arkeologët zbuluan një vend të shenjtë kushtuar Panit dhe hyjnive të lidhura me të, dhe mbetjet e një qyteti të lashtë të krijuar dikur pas pushtimit nga Aleksandri i Madh dhe i banuar deri në vitin 1967.

Karakteri për prezantimet e këtij viti ka qenë vallëzimi, ndaj çdo artisti ka realizuar performanca të ndryshme në lokacionin ku ata e kanë xhiruar.
Kjo është kartolina prezantuese e Shqipërisë në 'Eurovision' (FOTO+VIDEO)

Shtuar më 18/05/2019, ora 14:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori