Karriera i kthen motrat Vjollca në "rivale", detaje nga rikthimi i Marinës (FOTO LAJM)

Marina Vjollca do të rikthehet në ekran pas gati dy vitesh mungesë me një format të ri televiziv i cili do quhet “Klanifornia Shoë”. Pjesë e spektaklit do të jetë gjithë trupa e aktorëve të Duplex së bashku me Turjan Hyskën dhe mësohet se do të rikthehet edhe aktorja e njohur Lisa Kujofsa.

Turi ka zyrtarizuar pjesëmarjen e aktorëve në këtë spektakël, ndërsa mendohet se do të bashkëprezantojë me Marinën. Në një status në instastory, Turi premton një spektakël të vërtetë, ndërsa na njeh me të gjithë ata që do të jenë pjesë e tij. Ende nuk dihet data e saktë, por thuhet se spektakli premton shumë surpriza.

Siç ka pratikuar në sezonet e tjera edhe këtë shtator Luana pritet të vi në të njëjtin orar të së shtunës që do të shohim dhe Marinën në televizion.

Mbetet të presim si do përfundojë përballja e motrave.
Shtuar më 28/08/2019, ora 14:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori