Karantina ndan një tjetër çift të njohur, Megan Fox në krahët e reperit amerikan (FOTO LAJM)

Prej javësh në mediat ‘online’ kanë qarkulluar lajmet se Megan Fox dhe Brian Austin Green i kanë dhënë fund martesës së tyre. Këto spekulime kanë nisur pasi Brian nuk është parë të mbajë më unazën e martesës në duar, njëjtë si Megan.

Ky fakt është përforcuar pasi ‘Daily Mail’ ka publikuar disa foto të Fox duke kaluar kohë me Machine Gun Kelly.

Dyshja janë parë të lëvizin bashkë me makinë të premten në Los Angeles, detaj ky që ka treguar se Megan po e kalon karantinën me Kelly dhe jo Green.

Pavarësisht gjithë lajmeve, fansat janë në pritje ende të një reagimi nga vetë Megan dhe Brian, nëse do ta pranojnë edhe publikisht ndarjen e tyre.
Shtuar më 18/05/2020, ora 15:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori