“Kapardisu me lekët e popullit”, Armina Mevlani bën debat me komentuesin (FOTO LAJM)

Blogerja e njohur, Armina Mevlani e vendosur shpesh në qendër të vëmendjes së medias dhe mjaft e komentuar në rrjetet sociale.

Mevlani ndodhet në Paris, pasi është pjesë e një eventi luksoz që po organizohet në kryeqytetin francez.

Pasi publikoi një foto në Instagram nga ky event, ajo duket se ka marrë një koment të pakëndëshëm.

Kapardisu me lekët e popullit se herët a vonë Zoti nuk harron.”- i shkruan komentuesi.

Por blogerja nuk ka qëndruar e heshtur ndaj komentuesit, teksa i përgjigjet: “Me thënë të drejtën i gjithë eventi ka qenë i organizuar nga Moet & Chandon dhe meqë nuk e kuptoni, puna ime është e lidhur pikërisht me këtë gjë, reklamimin e brandeve ashtu siç ky udhëtim e shumë të tjera organizohen nga vetë firmat dhe financohen po nga ato.”

Mesa duket, Armina Mevlani arriti të bindë komentuesin, i cili në komentin e rradhës i kërkon ndjesë. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2018, ora 12:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori